
Një 17-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.Sipas uniformave blu, fillimisht e mitura është paraqitur në spitalin Rajonal të Lezhës. Mësohet se adoleshentja është jashtë rrezikun për jetën.
“Spitali rajonal Lezhë ka njoftuar Sallën Operative se është paraqitur për ndihmë mjekësore një 17 vjeçare e cila dyshohet se kishte pirë fotoksinë. 17-vjeçarja u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
