Në selinë e Partisë Demokratike vijojnë punimet në pjesën e ambienteve të brendshme ndërsa fasada ka marrë formë.

Përpos derës së hyrjes kryesore dhe xhamave të selisë që janë veshur me logon e PD-së dhe rinovimin e logos së madhe, në fasadën ballore të ndërtesës është vendosur edhe një baner me mbishkrimin “Zgjedhim të ardhmen”.