Bledi Dushku pasi ju shemb objekti ditën e martë nga IKMT ka vendosur disa çadra ditën e sotme për të mbrojtur materialet nga dielli.

Policisë i kan mbërritur disa video, dhe më pas kanë shkuar në vendin ku punonte. Ka patur konfrontime mes tij dhe policisë ku ka marre dëmtime në trup. Per ngjarjen ka reaguar babi i djalit, Avdyl Shkembi.

Ai thotë se djali është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe po trajtohet oksigjen. Babai i i djalit kërkon vetëm drejtësi.

“Djali im është dhunuar nga Policia. Ka ngritur dy çadra për me mbulu ato gjërat mos me i kap dielli. Ka shku policia e ka dhunue e ka marrë edhe e ka pru spital. Spital është sërum për momentin. Të shohim ça do bëhet. E kanë dhunue djalin. E kanë sjellë në spital dhe është në oksigjen. Biznesi është prish nga tre ditë. Çadrat i ka vu që të mos prishet materiali nga dielli. Ne kërkojmë vetëm drejtësi. Përse bëhen këto dhunime. A ka shtet? A ka ligj për ta mbrojtur popullin. Gjëndja paraqitet jo e mirë. Mjekët thonë shohim. Ngjarja ka ndodh nga ora 12. Nuk kam qenë prezent. Më lajmëruan punëtorët. Ështe me të gjitha letrat”, tha babai.

fax web