Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregdet hera herës arrin shpejtësi deri 11 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen -4/6°C në zonat malore, -1/16°C në zonat e ulëta dhe 4/16°C në zonat bregdetare.