Sapo kanë mbërritur në Fier në vendin e ngjarjes Ura e Mbrostarit  polumbrët e RENEA-s. Polumbarët sapo kanë filluar kërkimet në ujërat e Lumit Seman.

Dyshohet se mjeti ka rënë në lumë dhe  bëhet me dije se personi që ka marrë me qira  makinën tip “ Golf” quhet Mateo Lika. Dyshimet e para janë se drejtuesi i mjetit ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi dhe nën efektin e alkooli po ashtu mendohet se në mjet ndodheshin disa persona.

Sipas policisë në anë të rrugës janë gjetur targat e makinës  të cilat rezultojnë se makina është marrë me qera nga qyteari me iniciale M.L 26-vjeç bnues në Fier.

Sipaa burimeve telefoni i të riut rezulton i fikur.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.