Pas ardhjes së tifozëve holandezë dhe italianë në Tiranë, shënohet incidenti i parë.

Burime bëjnë më dije se pak më parë ka patur një përplasje mes tifozëve holandezë dhe disa shqiptarëve pranë 9-katësheve në kryeqytet.

Dy tifozë mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë te spitali i Traumës.

Burime nga vendngjarja raportojnë se tifozët holandezë kanë qenë në gjendje të dehur, teksa janë konfliktuar me shqiptarët, ku siç shihet në foton e mëposhtme ka njolla gjaku në tokë