Vritet me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës, një grua në Tiranë. Burime nga policia konfirmojnë se në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika .

Policia ka dyshime se gruaja mund të jetë vrarë nga motra e saj gjatë një debati e sipër. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes.

Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në debat e sipër mes dy motrave./n.m. abcnews.al