Negociatat e ndërkombëtarëve për të marrë votën pro të demokratëve për shtyrjen e mandatit të organeve të vettingut duket se kanë dhënë rezultat duke arritur në një marrëveshje mes demokratëve dhe socialistëve ku secila palë ka lëshuar dhe kë marrë diçka.

Siç raportoi pak më parë abcnews.al, demokratët kanë vendosur tashmë që të votojnë pro projektligjit për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut duke marrë në këmbim kryerjen e Reformës Territoriale si edhe të asaj Zgjedhore.

Abcneës.al mëson se fill pas votimit të sotëm të deputetëve për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, ata do ta çojnë kartonin për ngritjen edhe të dy komisioneve për zbatimin e kërkesave të demokratëve.