Ka përfunduar sot çështja penale në ngarkim të të pandehurit Sokol Kapinova,i akuzuar për veprën penale “marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur,e mbetur në tentativë”,parashikuar nga Neni 100/1-e22 i Kodit Penal.

Sokol Kapinova,48-vjeç,është përfaqësuar në seancën gjyqësore nga avokati i tij mbrojtës.

Prokurori i çeshtjes, Dritan Gritan Gripshi,i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dënimin e tij me 9-vite burgim.

Sipas prokurorit akuza në ngarkim të 48-vjeçarit Kapinova provohet nga aktet e ekspertimit si dhe nga provat shkencore dhe ato me dëshmitarë.

Mësohet se gjatë të gjitha seancave gjyqësore ku i pandehuri ka qënë o pranishëm,ai e ka mohuar akuzën dhe nuk ka shprehur pendesë.

Trupi i gjykues i përbërë nga gjyqatrët: Durim Hasa, Matilda Llangozi dhe kryesuesja Entela Gjoni, pasi kanë dëgjuar prerendimet e palëve, e kanē shpallur Kapinovën fajtor dhe e kanë dënuar përfundimisht me 6 vite e 9-muaj burgim, të cilat do ti kryejë në burgjet e sigurisë së zakonshme.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi në 18 Qershor 2020 në lagjen “Barrikadë” të qytetit të Beratit.

E mitura 5-vjeçe u ngacmua seksualisht nga komshiu i saj,48-vjeçari Sokol Kapinova, që rezultoi të ishte i njohur nga banorët e lagjes si përdorues i rregullt i alkoolit.

Edhe pse policia e Beratit nuk dha pas ngjarjes së rëndë asnjë informacion në lidhje me dinamikën e saj, nga burime brenda familjarëve u mësua se 48-vjeçari e kishte gënjyer vajzën 5-vjeçe së bashku me motrën e saj 7-vjeçe me ëmbëlsira dhe kumbulla, duke i futur të dyja brenda në banesën e tij.

Më pas, ai futi në njërën nga dhomat 5-vjeçaren dhe e ngacmoi atë seksualisht.

Por kur e mitura filloi të qajë ai i la të dalin jashtë, pa menduar se motrat do t’u tregonin prindërve atë çfarë kishte ndodhur në banesën e tij.

Nga vizita mjekësore që u krye nga mjekët specialistë rezultoi se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual.

48-vjeçari Sokol Kapinova mësohet se rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve por deri përpara ngjarjes së rëndë askush nga banorët e lagjes “Barrikadë” nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.

Ai jetonte i vetëm dhe banorët e lagjes e njihnin atë si një person të alkoolizuar.

Ora tv