Katër persona janë lënduar në një aksident rrugor të ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Lloshkobare.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së gabuar nga autostrada.

“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:08, janë të përfshira dy automjete. Katër persona janë të lënduar, tre meshkuj dhe një femër. Të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, më pas janë liruar. Pasojë është veprimi i pasigurt i njërit automjet, i cili duke u çkyq nga magjistralja me u kyc në rrugën e fshtait vie automjeti nga Shtimja dhe ndodh aksidenti”, tha Kanun Veseli zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt.