Deputeti demokrat, Flamur Noka i ka kërkuar falje operatorit Parid Dado pasi e goditi me një karton të Kuvendit.
Sipas Nokës operatorët ishin duke filmuar telefonat e deputetëve, teksa ka humbur nervat dhe bëri aktin e ulët.
“Një ndjesë miqësore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites” – shkruan Noka.