Ish-deputeti Spartak Braho parashikon që kryeministri Edi Rama do qëndrojë në pushtet edhe pas vitit 2030. Shkaku? Sipas tij është opozita e dobët për të cilën dhe atë e bën përgjegjës. ”PD është e copëzuar. Nuk ka më bashkim. Ky është fati i Edi Ramës dhe i atyre që përbëjnë maxhorancën sot se do të qëndrojnë gjatë në pushtet”,-thotë Braho në Report Tv.

Edhe përtej 2030? Braho thotë se PS-ja duhet të heqë dorë nga disa vese që e kanë kthyer këtë forcë politike jo shumë popullore. Po ashtu nënvizon edhe se vendi po kalon probleme ekonomike shumë të forta.

”Patjetër. Edhe më shumë se nuk kanë rivalitet. Nuk mund të lërë mënjanë kritikat. Thotë se PS duhet të reformohet pasi po humb kontaktet me popullin dhe realitetin. PS duhet të modernizohet të heqë dorë nga disa vese që e kanë kthyer këtë forcë politike jo shumë popullore. Vendi po kalon probleme ekonomike shumë të forta. Këta nuk e dijnë se nuk shikojnë poshtë, çfarë bëhet me pensionistët. I ka mbërthyer euforia se kanë zbuluar naftën në Shpirag. Nafta në Shpirag është zbuluar më përpara nga gjeologët e naftës shqiptarë. Rama ti mbledhë e të marrin mendimin si duhet të veprojnë. Nuk i mbledh njeri. I shfrytëzojnë të tjetër por këtu nuk kujtohet njeri”,-tha Braho më tej.