Një vajzë e vogël, 14-muajshe ka ndërruar jetë nga nxehtësi e madhe, pasi gjyshja e saj e harroi në makinë në Nju Jork, për tetë orë.

Sipas mediave të huaja, 54-vjeçarja e la fëmijën në sediljen e makinës dhe shkoi në punë. Tetë orë më vonë, ajo shkoi ta merrte vajzën në çerdhe, por shpejt e kuptoi që e kishte harruar në automjet.

Vajza e mitur është dërguar në spital, ku dhe u konstatua e vdekur. Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë janë duke vazhduar, dhe nuk ka asnjë kallëzim penal ng prindërit e vajzës.

Në SHBA, ngjarje të tilla janë shtuar në masë, ku rreth 40 fëmijë vdesin nga goditja e nxehtësisë çdo vit pasi mbeten në makina, sipas Departamentit Amerikan të Transportit. Shumica e rasteve ndodhin kur një prind ose kujdestar harron që një fëmijë është në automjet.

Previous articleIdentifikohet e reja që u gjet pa shenja jete poshtë urës së Dajlanit në Durrës! Policia shoqëron 17 persona
Next articlePësoi arrest kardiak në det, ndërron jetë pushuesi serb