Një e moshuar është rrëzuar nga një urë në Maliq. Sipas informacioneve, ngjarja sapo ka ndodhur, e moshuara rreth 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura.

Ajo është marrë nga ambulanca dhe po merr mjekim, nuk dihet gjendja shëndetësore, ndërsa është ende e paidentifikuar nga policia.

Ka rënë në lumë, kanë qenë forcat zjarrfikëse që e kanë nxjerrë.

Sipas informacioneve, dyshohet se e moshuara është me sklerozë, ndërsa mund të ketë qenë poshtë urës (në një anë të bregut të lumit) në momentin kur ka shkarë dhe ka përfunduar në lumë.