Një kambist ka rënë sot pre e grabitjes në Sarandë. Ngjarja u regjistrua në mesditën e kësaj të shtune pranë Parkut ‘Miqësia’ në qendër të qyteti. Mësohet se një i ri nga Pakistani, i rrëmbeu çantën me para kambistit, ndërsa më pas u largu me vrap.

Kambisti ka bërtitur dhe është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi afër vendit të ngjarjes, të cilët i’u  vunë pas grabitësit.

Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë, të cilët po hetojnë për ngjarjen. /abcnews.al