Një makinë ka rënë në liqenin e Badovcit në Kosovë, mesditën e sotme rreth orës 15:00.

Sipas medieve kosovare brenda makinës ndodhej një fëmijë 5-vjeçar.

Për fat të mirë është arritur të shpëtojë fëmija, i cili po flinte brenda automjetit.

Lidhur me rastin, e kanë folur nga Shoqata e Peshkatarëve ‘Krapi’, kryetari i Ali Vitia dhe shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia, të cilët intervenuam për të shpëtimin e fëmijës.

“Ne kemi qenë aty, fëmija ka qenë brenda në veturë duke fjet. Kemi arrit menjëherë ta shpëtojmë. Familjen e kishte afër, por vetura u fundos shpejt. Ne ishim aty”, pohoi Shoqata e Peshkatarëve për mediet kosovare.