40 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe 30 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura ndodhen në ishullin e Sazanit, i cili është pushtuar nga flakët.

Vijojnë të digjen pisha dhe shkurre në një terren shumë të vështirë. Ndërkohë që për shuarjen përdoren mjete rrethanore, kryesisht me degë peme.

Efektivë të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit. Përpjekjet maksimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”, shkroi në një postim në rrjetet sociale ministri Peleshi.