Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Cërrik, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Bëhet me dije se në fshatin Dushk, në pyllin e fshatit, në një pemë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvarur dhe pa shenja dhune shtetesi S.M., 60 vjeç, banues në fshatin Dushk.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 03.07.2022, rreth orës 06:55, në fshatin Dushk, në pyllin e fshatit, në një pemë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvarur dhe pa shenja dhune shtetesi S.M., 60 vjeç, banues në fshatin Dushk.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.
