Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Librazh-Elbasan, ku një mjet plot me njerëz, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në lumin Shkumbin. 

Burime bëjnë me dije se në mjet janë të paktën 3 persona, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre. 

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.