Një 47-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari po rregullonte gomat e kamionit, por situata i doli nga kontrolli.

Ai kishte vendosur një krik, por ky i fundit ka lëvizur dhe për pasojë automjeti e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Harilaou, mëngjesin e sotëm, konkretisht në rrugën “Psellou”. Njerëz të një biznesi fqinj e kishin parë 47-vjeçarin më herët në mëngjes duke punuar me makinën, por pas rreth dy orësh, panë këmbët e tij dhe kuptuan se diçka e dyshimtë po ndodhte.