Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku dy kushëria të moshës 13-vjeç janë përdhunuar në një kasolle nga një grup adoleshentësh prej 6 personash.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të korrikut por hetimet kanë nisur në gusht kur familjarët e kushërirave kanë bërë denoncimin.

Konfirmimi i përdhunimit do të ishte bërë dhe nga vizitat mjekesore në dy spitale të qytetit. Sakaq është bërë identifikimi dhe arrestimi i më të rriturit në grupin e adoleshentëve që kanë përdhunuar dy vajzat.