Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar është gjetu i vrarë. Trupi i tij u gjet i shtrirë në tokë, në një pellg gjaku në një godinë në zonën Forcellini të Padovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14, ndërkohë që ka pak detaje në lidhje me motivet e ngjarjes.
Nga gjetjet e para të mbledhura nga karabinierët që rrethuan zonën, tre persona, të gjithë me kombësi shqiptare, dyshohet se janë përfshirë në mosmarrëveshjen që përfundoi në tragjedi. Njëri vdiq në vend me goditje thike që nuk i dhanë shpëtim.
Dy të tjerët u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën. Për shkak të asaj që ndodhi, në skenën e krimit u sollën edhe repartet speciale, të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast. Vendi i krimit është i rrethuar nga shiritat e policisë, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve.
Kjo është tragjedia e dytë që ndodh në qytet pas ngjarjeve të javës së kaluar, ku karabinierët vranë shqiptarin Haxhi Çollaku.