Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Mediat fqinje shkruajnë se viktimat janë një çift francez dhe 1 shtetas grek.

Autori, dyshohet se i kishte zënë pritë në një rrugë anësore të zonës dhe sapo pa çiftin, filloi të qëllonte pa mëshirë duke i vrarë ata në vend. Pas këtij momenti autori i dyshuar ka vrarë veten.

Zanafilla e mosmarrëveshjeve që konkludoi me vrasjen e çiftit dyshohet të jenë ato ekonomike.