Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 6-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

Mësohet se e mitura ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2023, në lagjen nr. 6 në Bathore, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës një e mitur 6-vjeçare.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.