Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Potgorcë, Maqellarë.

Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e lumit Drini i Zi, teksa ishte duke u larë.

Në vendngjarje ka mbëritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Dibër/ informacion paraprak:

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.