Policia e Tiranës ka dalë me një apel për qytetarët këtë të enjte, përsa i takon zhdukjes së 66-vjeçares Hyrije Cikopano.

Cikopano, e cila sipas bluve vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka humbur kontaktet me familjarët që prej 15 Nëntorit 2023.

“Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma”, njofton policia e Tiranës

“DVP Tiranë kërkon mbështetjen e qytetarëve, që nëse kanë informacion për këtë shtetase ose për vendndodhjen e saj, të telefonojnë në numrin 112”, është apeli i policisë.

E zhdukur prej 4 muajsh, Apeli i Policisë: Na telefononi nëse keni