Sot është një ditë historike për shtetin e Suedisë.

Tashmë, ajo është anëtarja e 32-të e aleancës më të fortë ushtarake në botë, NATO-s. Pas një sërë përpjekjesh dhe vitesh tepër të vështira, tashmë Suedia do të jetë aleate me të gjitha vendet anëtare dhe do të jetë e gatshme të japë kontributin e saj në promovimin e paqes dhe sigurisë në botë.

“Më 7 mars, kushtet për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë, sipas nenit 2 të Protokollit të NATO-s, u plotësuan”, thuhet në njoftim