Pas Tiranës, edhe Shkodra hapi sot fushatën e vaksinimit anti-Covid.
Procesi po zhvillohet në Pallatin e Sportit të Qytetit.
Në listën e personave që do të marrin vaksinën janë mjekët, infermierët në Reanimacion dhe pavionet Covid.
Janë planifikuar të bëhen 150 vaksina. Procesi do të shtrihet dhe në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.
I pari që mori dozën e vaksinës anti-Covid në Shkodër ishte drejtori i spitalit rajonal.
Vaksinimi do të kryhet edhe në Vlorë.
Një ditë më parë, ISHP mori në dorëzim dërgesën e dytë prej 7020 doza vaksinash nga marrëveshja me Pfizer.
Ora news
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)