Policia e Kukësit ka vendosur në pranga shtetasin I.H, 48 vjeç pasi akuzohet për dhunë ndaj  djalit të tij.

Ka qenë i vëllai i të mitur ai i cili denoncoi ngjarjen e dhunës në faqen zyrtare të DVP Kukës.

Menjëherë  pas njoftimit të marrë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.

Si rezultat i hetimeve të kryera 48-vjeçari banues në Kukës,  u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Ora news