Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar veprimtarinë e BE-së, ku u shpreh se sa shpejt ka kaluar nga fjalët në vepra.

Në fjalën e hapjes së degës së tretë të Kolegjit prestigjioz Europian të Bryzhit në Tiranë, Rama, tha se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi nga BE. Është BE dhe askush tjetër që mund t’u mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës se si duhet të transformohen.

Sakaq, sipas Ramës, Kolegji i Evropës do të jetë një pararojë në rolin e “mësuesit” që ka BE-ja.

Edi Rama: Është inkurajuese të shohësh BE të kalojë shumë shpejt nga fjalët në vepra, por është inkurajuese dhe më duhet të them se kjo është diçka që e kemi përjetuar këto vitet e fundit falë përkushtimit të presidencës e cila na ka shoqëruar në momente kaq të errëta si për shembull tërmeti shkatërrimtar që tronditi Shqipërinë.

Mund të them se pa të rrugëtimi ynë për tu ringritur dhe për të ndërtuar nga e para më mirë do të kishte qenë i pamundur. Dua të nënvizoj, se sa e rëndësishme është kjo nismë që merre jetë sot brenda një kohë shumë të shkurtër. Priremi të mendojmë se Evropa ka të bëjë me ekonominë, me financimin, të gjitha këto gjëra janë të vërteta, pro Evropa ka të bëjë me dijen, me të mësuarit sesi të gjitha problemet që kemi shkaktuar nga e shkuara, ti transformojmë.

Mendoj sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend e që rrethohemi nga BE. Askush nuk mund tu mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës që duan të ecin para duke transformuar shtetet e tyre. BE është më i miri, që e bën këtë. Askush nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet dhe të sigurojë një shtet demokratik e funksional për shtetasit e vet siç bën BE.

Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE. Kolegji është në pararojë të kësaj, por s’ka rrugë tjetër, ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen nga jashtë e bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi. Kjo përveç kësaj është edhe një mësim më i thelluar për BE-në. Mendoj se kemi të drejtën të jemi të lumtur dhe më shumë të më tepër të rinj shqiptarë sesa 31 të tillë janë të prirur e duan të jenë pjesë e tij.