Një ditë para samitit të procesit të Berlinit që do të organizohet në kryeqytetin shqiptar

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Presidencë. Ka qene presidenti Bajram Begaj që e ka pritur, ku së bashku do të kenë dhe një takim.

Më pas, Von der Leyen do të takoj kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, për samitin e së hënës në Tiranë kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe liderë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian si Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron dhe udhëheqës të vendeve të Ballkanit perëndimor./abcnews.al