Edi Rama gjatë fjalës në Laçi përballë presidentit turk Erdogan:

“Kjo është një ditë e veçantë dhe unë do të flas sa më shkurt pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë, dhe kam ndertin ta them mikun tim të çmuar presidentin Erdogan. Sot dua të tregoj nj episod nga takimi i parë me presidentin Erdogan atë kohë ishte kryeministri i Turqisë. Unë isha i ndrojtur sepse e njihja nga televizori dhe nuk duket aq i buzëqeshur. Me thën drejtën edhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte por nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë, dëgjo këtu:
Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk, unë më tha dëshiroj që ti të jesh vëllai im por unë do të them vëlla atëherë kur të bëhesh si kryeministër i vendit tënd të fitosh respektin e popullit tënd. Unë jam krenar që mund ta quaj veten miku i presidentit Erdogan madje një gazetare gjermane para disa kohësh më pyeti në një konferencë, tha: A është e vërtetë që ju jeni miku i presidentit Erdogan dhe a e keni vërtet mik, i thashë: E kam shumë mik dhe nuk e kam mik. E kam frikë këtë përkëthyesin se nuk e di si më përkëthen fjalët në turqisht, por nuk kam rrugë tjetër duhet ti besoj përkthyesit sepse nuk e mësoj dot turqishten në këtë moshë (qesh).

Kam vite që e bëj këtë detyrë dhe i kam takuar ndër vite liderat e shteteve, është e vërtetë që shpesh herë jam kurioz çështë kjo miqësi e ngushtë me presidentin e Turqisë. Ja erdhi përkëthyesi tjetër, se ai i pari…(qesh)
Priren të shikojnë këtë si një cështje konspiracioni, jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit, etj. Kurse përgjigja ime është shumë e thjshtë: Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk është e lehtë në botën e sotme që të gjesh njerëz që “PO” e kanë “PO dhe “JO” e kanë JO”, tha Rama.