Berisha: Së fundmi, dua ta mbyll me një mesazh për Edi Ramën. Edvin je i pashpresë. Foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Sali Berishën do bashkohen të gjithë burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Të gjithë ata që jetojnë me djersën e ballit. Të gjithë ata të cilët konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar. Ndaj dhe para se të të japim duart dua të të ftoj në debat televiziv. Të t’i numëroj para këtyre burrave dhe grave , të gjitha krimet e mëkatët e këtyre viteve dhe mbathja për Beograd se aty të presin krahëhapur.