Jasir Asani ka refuzuar ofertën e parë të ardhur nga jashtë Shqipërie. Ekipi turk, Ankara Keciorengucu, ka bërë ofertë konkrete për mesfushorin e Partizanit, që është në fund të kontratës. Por, mësohet se Asani nuk ka pranuar të firmosë.

Kjo, për shkak se anësori i kuq ka edhe disa propozime të tjera në tavolinë, si dhe po pret që të bisedojë fillimisht me Partizanin sa i takon rinovimit.

Ankara Keciorengucu është në Ligën e Dytë turke dhe kërkon të përforcohet me emra cilësorë në sulm, në mënyrë që të arrijë ngjitjen në elitë sezonin pasardhës dhe Jasir Asani është një ndër lojtarët që e duan patjetër.

Menaxherë të klubit turk e kanë ndjekur nga afër 26-vjeçarin dhe madje kanë qenë edhe në stadium në disa nga ndeshjet e fundit të sezonit, ku janë bindur për kualitetet që Jasiri posedon dhe kanë bërë ofertën e tyre, por kanë marrë përgjigje negative nga mëngjarashi.