Vllaznia është fituesja e edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë. Ky është trofeu i shtatë për shkodranët në këtë kompeticion, por nga mënyra se si rrodhi suksesi i Vllaznisë është për rekord.

Kupa e Shqipërisë këtë edicion u zhvillua me ndeshje teke dhe kuqeblutë i shkuan deri në fund me 5 takime, nga të cilat vetëm finalen e luajtën jashtë Shkodrës.

E veçanta e këtij trofeu është se të besuarit e trajnerit Brdrariç e fituan Kupën e shtatë në historinë e klubit pa asnjë gol të pësuar.

Bilanci i rrugëtimit të shkodranëve në Kupë është 5 fitore dhe golavarazh 18-0.

Një tjetër e veçantë për Vllazninë në suksesin e arritur në Kupë është se vetëm në turin e parë kanë luajtur me uniformën e parë, ndërsa katër turet e tjera u luajtën me uniformën e tretë, që rezultoi fatsjellëse për shkodranët.