Numri i rasteve ditore, në një prej vendeve më përhapjen më të lartë të variantit delta, ka rënë për të 6-ën ditë radhazi, dukë arritur në rreth 24 mijë. Vetëm një javë më parë ekspertët paralajmëronin mbi 200 mijë raste ne ditë.

Ajo që i jep tone edhe më optimiste panoramës është fakti se ndryshe nga dy valët e tjera, rënia e infektimeve po ndodh pa lock-down, madje vendi është në liri të plotë që prej 19 korrikut.

“Është diçka e mirë të shohësh rënie të tillë të shifrave, por na duhet një verifikim i fakteve. Kemi pasur reduktim dramatik por duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e ekzagjeruar në interpretim”, u shpreh për BBC Christi Donnelly, profesoreshë e Universitetit të Oxford

Rënia e rasteve të konfirmuara në laborator është vetëm një pjesë e puzzle-it. Të dhënat e tjera, lidhur me personat që janë të infektuar pa simptoma, ata që shtrohen në spital apo edhe studimet e kryera nga zyra e statistikave do të nevojiteshin për të konfirmuar vërtet se rastet realisht po bien.