111-vjeçari australian, Dexter Kruger, i cili jeton në shtëpinë të moshuarve në Queensland ka folur në një intervistë për sekretin e jetëgjatësisë së tij.

“Truri i pulës. Me ato ushqehem. Ato janë gjëra të vogla, por kaq të shijshme.”

I moshuari, ka punuar si fermer dhe veteriner. Po ashtu, ai shkruan libra dhe poezi.

Djali i Kruger, Greg, tha se jetëgjatësia e të atit lidhet me mënyrën e thjeshtë të jetesës që ai ka bërë.

Kujdestari i shtëpisë së të moshuarve, Melanie Calvert tha se: “Kujtesa e Kruger është e mahnitshme për moshën që ka”. /vizion plus/