Identifikimi i talenteve dhe sensibilizimi për përkrahjen si me fonde ashtu edhe me shoqërim aktiv, ishte qëllimi i organizimit të një ekspozite me punime të fëmijëve me aftësi ndryshe në Bashkinë e Elbasanit. Fëmijë nga të gjitha qendrat e bashkisë kanë ekspozuar punimet dhe talentin e tyre, ndërsa kanë shprehur edhe emocionet dhe dëshirat e tyre në fushën e pikturës.

Drejtoresha e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, tregon mbi qëllimin e aktivitetit, gjithnjë në përmirësimin e jetesës dhe talentit të këtyre fëmijëve.

Gjatë aktivitetit iu bë thirrje edhe prindërve që të mos pengojnë shoqërimin e fëmijëve të tyre me fëmijët me aftësi ndryshe, pasi kjo lloj shoqërie do të bëjë më humanë edhe vetë fëmijët normalë./egnatia news