Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të 31 janarit në Ekuador është rritur në 27.

Autoritetet e Ekuadorit deklaruan se kanë ndodhur reshjet më të forta në 19 vitet e fundit dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, raportuan mediat vendase.

Ndryshe, sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Menaxhimit të Rrezikut, në përmbytjet e ndodhura në vend që prej muajit tetor, kanë humbur jetën 44 persona, kanë mbetur të lënduar 77 persona, 686 kanë mbetur të pastrehë dhe 5.848 persona kanë pësuar dëme materiale.