Konflikti i ashpër midis Einxhel dhe Donaldit ka përfshirë edhe persona të tjerë  në diskutime.

Einxhel ka qenë ajo e cila akuzoi vëllezërit Veshaj që nuk e kanë paguar atë gjatë kohës që ata kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin. Nga ana tjetër, ajo përmendi edhe emrin e Marjana Kondit, duke i bërë thirrje të gjithëve ta pyesnin atë për pagesën, që sipas saj, nuk ja kanë dhënë.

Ndërkohë, gjatë transmetimit të debatit Marjana vendosi të publikojë një ‘story’ që shkruan “Pa fjalë”, mirëpo së fundmi, gjatë një interviste, aktorja tha se do të flasë lidhur me këtë gjë në një moment të dytë.

Gazetari:”Vetëm pak ditë më parë, në një show televiziv si Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?

Mariana:”Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur…”

Gazetari:”Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e thatë që natyra është shumë e bukur dhe dielli është shumë i mirë, mund ta thuash…”

Mariana:”E di, por kjo do të thuhet në një moment akoma edhe më të bukur…”

Gazetari:”Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?”

Mariana:”Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë…