Zbardhet dëshmia e personit që pa nga afër vrasjen e Aris Papas, shqiptarit që u qëllua dje për vdekje në Athinë, i njohur gjithashtu për nofkën “Mili”. Media greke “Neësbomb” shkruan se autori e qëlloi viktimën pa hyrë në kafenë, ndërsa më pas ai u largua në këmbë nga skena e krimit.

Vrasësi kishte vendosur një kapele dhe një maskë anti-COVID për të mos u njohur dhe qëlloi mbi shënjestrën e tij 8 herë në kokë.

“Autori ishte i shkurtër dhe i hollë. Ai nuk hyri brenda, qëndroi jashtë derës dhe qëlloi. Pranë tij ishte një çift që pinte kafe, ndaj ai pasi vrau u kthye dhe iku me vrap. Në dy deri në tre minuta policët e parë erdhën sepse ishin shumë pranë. Ata patrulluan rrugëve por nuk gjetën asgjë. Unë nuk e pashë fytyrën e autorin e krimit sepse isha larg, por pashë skenën,“-tha ai.

Aris Papas i cilësuar nga mediat greke si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare u ekzekutua pasditen e djeshme në një lokal duke pirë kafe në qendër të Athinës. Shqiptari i njohur si “Mili” u bashkua në radhët e mafies shqiptare shumë vite më parë, ndërsa në artikull ngrihen dyshime edhe për armikun e 34-vjeçarit që u vra dje, ndaj të cilit ishin organziuar gjithsej plot 3 atentate.