Rakip Roli, biznesmeni që u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip Audi në momentin e atentatit.feature=oembed

Në vendin e ngjarjes duket makina “Benz” që është goditur nga pas nga makina e viktimës, duke pësuar dëmtime të rënda, por për fat të mirë pa dëme në njerëz.

Ndërkohë makina e Rakip Rolit që njihej ndryshe edhe si Piloti është “shpuar” tej për tej nga plumbat që janë “derdhur” mbi të, pasi autorët duket se janë siguruar mirë që ai të vdiste.https://www.youtube.com/embed/zuqhXeocy_o?feature=oembed

Si ndodhi atentati

Dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga viktima, dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash.

m.v/Abcnews.al