Personi që shihni në foto është shtetasi Rakip Roli, i njohur ndryshe dhe me identitetin Pilot Rroli, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sanxhakut në Laç. Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese, përfshirë mjetet e transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi.

Emri i tij nuk është i panjohur as për policinë, pasi biznesmeni është vënë në pranga në vitin 2011, si autor i rrahjes me pasojë plagosjen e rëndë të një 22-vjeçari. Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga policia në vitin 2017, për trafik droge.

Si ndodhi vrasja

Burime bëjnë me dije për Fax News se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes.

Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Mësohet se Rroli ishte biznesmen në fushën e materialeve të ndërtimit. Burime bëjnë me dije se viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli, dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 10 vite më parë.

Rroli ka qenë i arrestuar për dhunimin e një të riu, dhe ka bërë disa vite burg për këtë. Rroli po ashtu ka disa mjete transporti ndërqytetas. Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj raporton se konflikte të hapura ka pasur edhe djali i viktimës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve./Faxweb.al