Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 16.08.2021,rreth orës 11:30, në fshatin Mollas , Cërrik, shtetasi I.M., 43 vjeç, banues në fshatin Shëpanjë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin N.S., 77 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihëm mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.