Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur të dhënat e infektimeve me koronavirus në qarkun e Elbasanit, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar 28 persona pozitiv me virusin SARS Cov2, përkatësisht të shpërndarë në këto bashki : Elbasan 19 raste, Gramsh 9 raste. Numri i përgjithshëm i infektimeve shkon në 688 persona të prekur që nga fillimi i pandemisë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me virusin një 83 vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.