Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj 37-vjeçari Ramis Mici. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Elbasan, në një banesë në lagjen ‘Skëndërbej’. Të dy ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme.

Nga  dëshmia e pronarit të benesës për Report Tv, i cili u kishte lënë shtëpinë me qira, vetëm 3 ditë më parë kishte qenë policia e cila kishte prangosur Ramisin për dhunë dhe siç u shpreh ai, e shoqja i kishte treguar se Jetlira kishte urdhër mbrojtje.

‘Erdhi edhe më parë policia, para 3-4 ditësh, se ajo ishte ankuar se ai e kishte rrahur. Mori të shoqin i vuri hekurat. Ajo I kishte thënë gruas se kam urdhër-mbrojtje’- u shpreh Xhafer Zdrava.

Ende nuk është e qartë sesi ishte i liruar 37-vjeçari, megjithëse policia e kishte shoqëruar për dhunë.

Shtëpinë e gjeta të mbuluar me gjak, dhe ajo ishte në mes të dhomës’ u shpreh pronari i banesës i cili tregoi, se 37-vjeçarin e kishte parë të largohej me hapa të ngadaltë, pasi kishte kryer krimin e rëndë. Të dy ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme! Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja.

Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa po vijon krehja e zonës për kapjen e tij. 

Vijon…