Elbasan/ Informacion paraprak

Me datë 14.11.2021, në aksin rrugor Librazhd – Qaf Thanë, në vendin e quajtur Urakë, një kamion me drejtues shtetasin D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.Ll., banues në Lushnje.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasit L.S., 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe
A.L., 30 vjeç, banues në Divjakë, të cilët ishin pasagjerë në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.