Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

Shtetasi I. A. është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Previous articleBeleri mollë sherri! Mitsotakis me ‘gurë’, Rama me ‘bukë’
Next articleMurataj i PSD nis betejën e parë ligjore në këshillin bashkiak Elbasan!