Marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe atij grek kanë pasur uljet e tyre këtë verë. Kjo me arrestimin e ‘kryebashkiakut’ të pabetuar Fredi Belerit.

Arrestimi i tij ka bërë që zyrtarët e lartë grekë të mos gjejnë qetësi deri në betimin e Belerit qoftë dhe nga qelia. Një këmbëngulje e shoqëruar dhe me kërcënime nga diplomacia greke.

Duke folur për gazetarët nga Selaniku, në kuadër të panairit ndërkombëtar të biznesit, Kyriakos Mitsotakis tha se “marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit”.

Ai deklaroi se qëndrimi i Shqipërisë “përmbys progresin e rëndësishëm të katër viteve të mëparshme në marrëdhëniet mes të dy vendeve”.

Kryeministri Edi Rama ka gjetur mënyrën e tij për t’i kthyer përgjigje, ku ka përsëritur edhe një herë, emrin e ish Kryeministrit grek Konstandinos Mitsotakis.

Rama ka shpërndarë në Facebook disa foto të Bashkisë së Dropullit, ku njofton edhe një herë se do të mbajë emrin e Mitsotakis, ‘kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit’.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid0ibZfiPRA4j8uviyMnxZELVzNZS9ZbzWo3PTiqufUwwMREbMBH6CriVtSYaf4Xb19l&show_text=true&width=500

Tre ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri vendosi të kalojë për gjykim çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

(Xh.H/FaxWeb.al)