Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. Rr., 41 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Stranik, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacion;
-D. P., 30 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, pasi kur është ndaluar nga shërbimet e Policisë, për kontroll, është prezantuar si punonjës i një institucioni shtetëror.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë të mundur gjetjen dhe dorëzimin pranë familjarëve të shtetases P. H., 40 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.04.2024, ka kallëzuar në Polici, tezja e saj, shtetasja B. H., banuese në vlorë, se 40-vjeçarja ishte larguar nga banesa.